Benzema mposht Herculesin

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Herculesit për t’iu afruar më shumë kreut të tabelës.
Heroi i Los Blancos ishte Karim Benzema, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë.
Fillimisht ai ngriti epërsinë pas asistimit të Raul Albiol (24’), ndërsa në pjesën e dytë ishte Angel Di Maria lojtari që pasoi në drejtim të francezit, i cili dyfishoi rezultatin (56’).
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet katër pikë pas Barcelonës, që të dielën zhvillon derbin kundër Sevillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...