Bronzetti: Messi ishte pranë Interit

dardanmiftari | Saturday, March 26, 2011 | 0 Komente

Vendimi i Lionel Messit për të nënshkruar kontratën e parë profesionale me Barcelonën i ka kushtuar atij një bonus prej një milionë euro më pak dhe rastin për t’u bashkuar me Interin në një kontratë shumë më të mirë, gjithnjë sipas pohimeve të super agjentit Ernesto Bronzetti.
Nerazzurët ishin thjeshtë një telefonatë larg transferimit të futbollistit më të mirë në histori të futbollit në vitin 2004 dhe pas negociatave me Massimo Morattin, Messi zgjodhi të qëndronte në Camp Nou, duke bërë kalimin nga akademia në ekipin e parë me kontratë profesionale.
“Lionel Messi pothuajse ishte lojtar i Interit. Shumë vite më parë, Moratti ishte në ndjekje të Messit. Unë isha në shtëpinë e Messit me babain e tij, ndërsa Messi ishte vetëm 17 vjeçar. Kishte një defekt në kontratë: Ai është dashur të kalojë nga akademia në ekipin e parë me kontratë profesionale edhe pse ai kishte luajtur për ekipin e parë”.
“Moratti më tha të shkoj dhe ta transferoj. Lionel Messi dhe babai i tij kishin një takim me Barcelonën atë pasditë për të dëgjuar ofertën e tyre. Unë mund t’iu garantoj se Moratti bisedoi me Messin dhe babain e tij në telefon. Interi ofroi një milionë euro më shumë se Barcelona. Sidoqoftë, ai vendosi të nënshkruante për katalanasit për shkak se ka ndier që i ka borxh klubit”, deklaroi Bronzetti për Radio Kiss Kiss.
Lionel Messi sot është futbollisti më i paguar në botë me përfitimet e tij në vitin 2010 që llogariten të jenë rreth 31 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...