City mposht Wiganin

dardanmiftari | Saturday, March 05, 2011 | 0 Komente

Manchester City ka shënuar fitore prej 1-0 kundër Wigan Athletic në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Stadiumin e qytetit në Mançester.
Një lëshim i portierit mysafir Al-Habsi, bëri që goditja e lehtë e David Silvas të përfundonte në rrjet (38’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që asnjëra nga skuadrat në vazhdim nuk realizoi më.
Me tre pikët e reja, City qëndron në pozitën e tretë me katër pikë më pak se Arsenali në vend të dytë, dhe pesë më shumë se Chelsea në vend të katërt që të dielën zhvillon ndeshjen si mysafir i Blackpool.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...