City suspendon Kolo Touren
Manchester City ka suspenduar Kolo Touren nga të gjitha aktivitetet pasi është testuar pozitiv për një substancë të dyshimtë.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, i cili kaloi te City në korrik të vitit 2009, dështoi në testin e Federatës Angleze (FA) dhe si rezultat klubi ia ka ndaluar çdo aktivitet me skuadrën.
“Manchehster City konfirmon se Kolo Toure është testuar pozitivisht për një substancë të dyshimtë. Si rezultat i kësaj, ai është suspenduar nga të gjitha aktivitetet me klubin derisa të dëshmohet e kundërta në proceset e mëtutjeshme ligjore”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga City.
Category: Futboll
0 Komente