Dalglish: Ishim me fat që pësuam vetëm një gol
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se ata ishin me fat që pësuan vetëm një gol në disfatën 1-0 ndaj Braga në kuadër të Europa League.
Një penalti e vendasve e shndërruar në gol nga Alan në minutën e 18-të ia dha fitoren ekipit portugez, por Redsat shpresojnë për një paraqitje më të mirë në ndeshjen e kthimit.
“Ishte një paraqitje jona shumë e dobët në pjesë të parë. Ne nuk kemi ankesa asgjë për penaltinë. Ne u zgjuam ca në pjesën e dytë dhe tentuam të kërcënojmë më shumë veçanërisht pas inkuadrimit të Andy”.
“Por të luash në mënyrën si luajtëm ne në pjesën e parë dhe të dalësh me vetëm një gol të pranuar, kjo do të thotë se ne ishim shumë me fat. Megjithatë ata nuk krijuan ndonjë problem të madh dhe ne vetë i krijuam shumicën e problemeve, kur ju luani aq keq sa luajtëm ne atëherë jeni me fat që përfundoni vetëm me humbje 1-0”, ka thënë Dalglish.
Category: Futboll
0 Komente