Del Bosque: Çekia, kërcënimi kryesor për Spanjën

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës në futboll, Vicente del Bosque, beson se Republika Çeke është kërcënimi kryesor në grupin I, dhe ka kërkuar nga lojtarët të japim më të mirën në ndeshjen e të premtes.
Pas triumfit ndaj Holandës në finalen e Kupës Botërore 2010 verën e kaluar, Spanja nuk ka gëzuar formë shumë të mirë, dhe ka pësuar disfata nga Argjentina dhe Portugalia në të dy miqësoret. Dhe të premten ata presin Republikën Çeke në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.
“Ata janë kërcënimi kryesor. Ata kanë kualitete të shkëlqyeshme fizike dhe teknike. Ata janë të fuqishëm dhe kanë qenë një prej ekipeve më të mira në Evropë viteve të fundit. Shqetësimi jonë është se shumica e lojtarëve janë të përfshirë në kampanja vendore dhe evropiane me klube dhe do të vazhdojnë kështu deri në fund të sezonit”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...