Del Neri: Nuk rrezikoj shkarkimin
Juventusi takohet të shtunën me Milanin në superderbin e kësaj jave në Itali, ndërsa me Bianconerët që do të hynë në këtë sfidë pas dy disfatave të pësuara, është trajneri Luigi Del Neri ai që ndihet i pa rrezikuar edhe në rast të disfatës nga Rossonerët.
“Më është dhënë mbështetja nga drejtorët për punën që po bëj. Ne kemi humbur qëndrueshmërinë këtë sezon dhe jemi ekip që është në ndërtim e sipër, për këtë arsye kemi pasur probleme”.
“E ardhmja ime? Nuk jam i brengosur. Marrëdhëniet e mia me klubin janë solide”, u shpreh Del Neri.
Category: Futboll
0 Komente