Fabregas do ta refuzonte Realin

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Shtypi katalanas është i bindur se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas nëse do të largohet nga Londra, atëherë këtë do ta bëjë vetëm për t’u rikthyer te Barcelona dhe do ta refuzonte Real Madridin.
El Mundo Deportivo shkruan se Chelsea dhe Real Madridi janë po ashtu në garë për firmën e mesfushorit spanjoll që nga janari, por është vet Cesc ai që ka bërë të qartë se e dëshiron vetëm Barcelonën.
Cesc do ta kishte më të vështirë që të largohej nga Arsenali po që se Topçinjt fitojnë ndonjë trofe, por me eliminimin nga FA Cup dhe Liga e Kampionëve, gjasat që Fabregas të ketë ndonjë trofe në dorë në fund të sezonit janë tejet të vogla.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...