Ferdinand nuk largohet nga kombëtarja angleze
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është ende i gatshëm për të luajtur për Anglinë pavarësisht se ka humbur shiritin e kapitenit në mënyrë kundërthënëse, raporton BBC.
U përfol shumë se vendimi i Fabio Capellos për të rikthyer John Terryn në rolin e kapitenit, e ka shqetësuar Ferdinand dhe se ky i fundit mund të largohej nga kombëtarja. Por burime të afërta me lojtarin kanë mohuar se ai do të heqë dorë.
“Rio kurrë nuk do t’ia kthejë shpinën Anglisë. Atij i pëlqen të luajë për vendin e tij dhe Fabio Capello nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka thënë burimi i afërt me lojtarin për BBC.
Category: Futboll
0 Komente