Ferguson i ngazëllyer me fitoren

dardanmiftari | Sunday, March 20, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e vështirë ndaj Boltonit në Old Trafford, që u mundësoi Djajve zgjerimin e epërsisë në tabelë me Arsenalin.
“Duhet të lëvdoni karakterin e tyre. Ata kurrë nuk dorëzohen, por tifozët ishin fantastikë. Mendoj se ata e ndezën atmosferën. Mendoj se ata vërtet u zgjuan në këmbë njëzët minutat e fundit dhe ata e shënuan golin, ishte fantastike”.
“Por lojtarët meritojnë lëvdatat për shkak të pesë ndeshjeve të fundit, të cilat ishin shumë të vështira. Është fantastike. Ne kemi bërë shumë ndryshme, përfunduam me dhjetë lojtarë, kështu që lëvdatat u shkojnë lojtarëve”, potencoi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...