Gerrard mungon ndaj Unitedit
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do të mungojë ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen që zhvillohet në Anfield, për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitjen e të premtës, i njëjti që e la atë jashtë tri ndeshjeve javë më parë.
Sipas Daily Mail, Kenny Dalglish duhet t’ia dalë pa kapitenin dhe ikonën Gerrard, për të cilin do të jetë kjo një goditje e rëndë pasi Liverpooli gjendet në momente shumë të vështira.
Duke parë mungesën e dyfishtë në mbrojtjen e tij, Sir Alex Ferguson mund të jetë i lumtur pasi mos prania e Gerrard në fushë përbën një lajm të mirë për të dhe Djajtë e tij.
Category: Futboll
0 Komente