Liverpooli dëshiron Philippe Mexesin
Mediat angleze raportojnë se Liverpooli është duke përcjellë situatën e mbrojtësit Philippe Mexes te Roma.
Mbrojtësi francez do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi ende nuk ka nënshkruar marrëveshje të re me Romën, dhe Redsat e shohin atë si një alternativë më të mirë dhe më të lirë se caku tjetër, mbrojtësi i Boltonit, Gary Cahill, shkruan Daily Mail.
Një mbrojtës i qendrës është prioritet për Liverpoolin, pasi Daniel Agger ka dështuar për shkak të lëndimeve, derisa Martin Skrtel dhe Sotirios Kyrgiakos kanë pasur mungesë të qëndrueshmërisë.
Category: Futboll
0 Komente