Motta mungon ndaj Bayernit

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Pos Lucios, Interi do të duhet t’ia dalë edhe pa shërbimet e mesfushorit italian, Thiago Motta, në ndeshjen kthyese të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Allianz Arena të martën.
Ish-futbollisti i Barcelonës nuk ka arritur të riaftësohet me kohë për ndeshjen, që përbën edhe një goditje të rëndë për Nerazzurët, pas mungesës së konfirmuar të Militos për këtë takim. Megjithatë, sipas spekulimeve të fundit Lucio ka arritur një riaftësim sensacional dhe pritet të luajë ndaj Bayernit në sfidën kryesore të së martës.
Mungesa e Mottas do të shohë në fushë dyshen Sneijder – Stankovic, që në ndeshjen e parë u shkatërrua totalisht nga Luiz Gustavo dhe Bastian Schweinsteiger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...