Nani: Jam lideri i United

dardanmiftari | Saturday, March 05, 2011 | 0 Komente

Anësori i rrezikshëm portugez i Manchester United, Nani, ka thënë për mediumet britanike se ai e sheh veten si lider të klubit nga Old Trafford.
“Unë kam marrë urdhra të jem lideri i këtij ekipi dhe e kam pranuar këtë sfidë. Unë po kënaqem me kohën më të mirë në karrierën time. Unë po shënoj gola, po krijoj raste dhe jam në formën më të mirë që prej se erdha te United në vitin 2007”.
“Deri tani kam qenë në gjendje t’i ndihmoj shumë ekipit, por puna që do ta bëj deri në fund të sezonit do të jetë shumë më e rëndësishme”, u shpreh Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...