Napoli në kërkim të Bojan Krkic
Napoli raportohet se është duke përcjellë situatën e Bojan Krkic te Barcelona.
Spanjolli është duke peshuar opsionet e tij në prag të afatit kalimtar veror, pasi nuk po gjen hapësirë në formacionin startues nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.
Pavarësisht talentit të tij të padyshimtë, Krkic e di se ai gjithmonë do të jetë një hije e sulmuesit kryesor David Villa në Nou Camp.
Napoli dëshiron të zhvillohet edhe më tej dhe presidenti Aurelio de Laurentiis ka para për të sjellë sulmuesin e ri në Itali sezonin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente