Nerlinger: Synojmë vendin e dytë
Drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger, ka pranuar se humbja ndaj Dortmundit në Bundesliga përfundimisht ka shuar gjasat e bavarezëve për titull, ndërsa si synim tani ka përcaktuar pozitën e dytë.
“Vendi i tretë në Bundesliga do të ishte i vështirë për t’u përtypur. Synimi ynë është ta zëmë vendin e dytë. Ky është titulli ynë, aty duhet të përqendrohemi tani”.
“Është situatë e vështirë, ne e dimë këtë. Nuk ishte i hidhur vetëm largimi nga Kupa DFB, pasi edhe në Bundesliga jemi në pozitë të rrezikshme dhe të vështirë”, u shpreh Nerlinger.
Category: Futboll
0 Komente