Redknapp lavdëron Modricin

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është plot lëvdata për paraqitjen e Luka Modric në barazimin e të shtunës ndaj West Ham United.
Kroati e ka ngritur veten në një prej mesfushorëve më të mirë në Ligën Premier, me paraqitjet e tij të qëndrueshme për Spursat dhe aftësitë e tij nuk kalojnë pa u vënë re nga Redknapp, i cili edhe një herë ka shprehur admirimin e tij për lojtarin.
“Luca është i jashtëzakonshëm. Ai është nga një planet tjetër. Ju mendoni se ekipet kanë lojtarë të mirë përderisa nuk i shihni ata të luajnë kundër tij dhe pastaj kuptoni se ai është në një nivel tjetër. Absolutisht një skicues i shkëlqyeshëm. Ai është lojtar fantastik dhe djalosh fantastik. Mund të ulem dhe ta shoh atë të luajë gjithë ditën”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...