Sevilla ndal Barcën

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Lionel Messi Sevilla ka arritur të ndalë Barcelonën në një barazim me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan.
Barcelona në fraksionin e parë ishte dominante dhe kishte rastet më të mira. Pas një pasimi hyjnor të Andres Iniestas te Dani Alves, ishte ky i fundit ai që ia përgatiti golin (30’) sulmuesit Bojan Krkic, i cili i vetmuar me portën shënoi për 1-0.
Në vazhdim të takimit vendasit përpiqen më shumë dhe me të filluar pjesa e dytë barazojnë rezultatin. Pas një depërtimi fantastik të Alvaro Negredos, ishte pikërisht sulmuesi ai që lansoi një harkim në zonë te Jesus Navas që me kokë shënoi për 1-1 dhe gëzimin e madh të tifozëve andaluzianë.
Në vazhdim të takimit Barcelona bëri ç’mos për ta bërëzuar rezultatin, por nuk ia doli përkundër faktit se qëlloi dy herë transverzalen.
Me këtë barazim Barcelona ia lejon Real Madridit që të afrohet në pesë pikë nga shtatë sa ishin një javë më parë. Në La Liga kanë mbetur edhe dhjetë javë, ndërsa derbi direkt ‘el Classico’ nuk është zhvilluar ende, duke bërë kështu që lufta për titull të jetë larg nga përfundimi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...