Zamparini nuk e jep Pastoren as për 50 milionë

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se Javier Pastore nuk është në shitje.
Chelsea dhe Manchester City nga Liga Premier, dhe Barcelona e Real Madridi nga La Liga spanjolle, janë duke kërkuar mesfushorin argjentinas.
“Pastore dëshiron të mbetet te Palermo. Ai është një djalosh shumë inteligjent dhe dëshiron të përmirësohet. Ai ka vendosur të mbetet me ne edhe për një vit tjetër”, ka thënë Zamparini për Gazzetta dello Sport.
“Unë tashmë kam refuzuar një ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për Pastore. Edhe nëse Chelsea dëshiron të bëjë ofertë këtë vit, ai nuk do të largohet. Barcelona tashmë ka bërë një ofertë dhe u kam thënë se këtë vit ai nuk do të largohet”, ka thënë Zamparini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...