Cesc: Po rikthehem në formën më të mirë
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është i ngazëllyer me formën e tij në barazimin 3-3 ndaj Tottenhamit.
Fabregas bëri një paraqitje të qëndrueshme dhe shpreson se niveli i formës së tij fizike do të vazhdojë deri në fund të sezonit pas problemeve që pati së fundi.
“Personalisht nuk jam ndjerë aq i mirë sa dje (të mërkurën), që nga dita që kam marrë lëndimin ndaj Stoke. Shpresoj të vazhdoj deri në fund të sezonit. Merita edhe për Spurs që nuk u dorëzuan dhe na dhanë neve një test të vërtetë. Tash të pushojmë dhe të bëhemi gati për ndeshjen e të dielës në Bolton”, ka shkruar Fabregas në profilin e tij në Twitter.
Category: Futboll
0 Komente