Ganso: E ardhmja ime në Itali!
Mesfushori kreativ i Santosit, Ganso, ka rikonfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga gjiganti brazilian, Santos, ndërsa preferon të kalojë te ndonjë skuadër italiane.
“E ardhmja ime është në Itali. Milan apo Inter? Nuk e di ende. Unë ndjej se mund të jem i dobishëm për secilën skuadër, por gjithë ajo që mund të them për të ardhmen time është se ajo qëndron në Itali”.
“Unë kam shumë miq në Itali. Unë shpesh flas me Robinhon dhe Thiago Silvan, të cilët më duan në San Siro. Unë kam folur edhe me Leonardon. Ai më lëvdon mua dhe i pëlqen mënyra se si unë luaj, por unë nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, u shpreh Ganso.
Category: Futboll
0 Komente