Leonardo shpreson në titull

dardanmiftari | Sunday, April 24, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo, është shprehur tejet i ngazëllyer me fitoren sensacionale ndaj Lazios me rezultat 2-1 pas një rikthimi, aq shumë sa që ka filluar të besojë përsëri në titull.
“Një fitore sikurse kjo e arritur sot (e shtunë) me dhjetë lojtarë dhe me një penalti kundër nesh, është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë kështu, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Tani nuk është koha për të menduar për të ardhmen time. Ishte një sezon i çuditshëm, me ritmin e ndalur disa herë për shkak të lëndimeve dhe ndryshimeve në stol. Megjithatë ekipi ka zemër. A besojmë në titull? Po, ne besojmë”, u shpreh Leonardo.
Milanit i duhen vetëm edhe tri pikë nga katër ndeshjet e ardhshme për ta siguruar edhe matematikisht titullin e parë pas shtatë vitesh.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...