Torres: Dua edhe shumë gola tjerë

dardanmiftari | Sunday, April 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, e theu tabunë prej 14 ndeshjeve pa gola, apo më saktësisht 734 minutave pa gol në fanellën Blu të Londrës në fitoren ndaj West Hamit, ndërsa spanjolli ka premtuar edhe shumë gola të tjerë.
“Pas katërmbëdhjetë ndeshjes pa gol, nuk ishte ky fillimi që kam pritur pas transferimit. Shpresoj se ky është goli i parë i shumë e shumë të tjerëve”.
“Nuk është e lehtë që të transferohesh në janar dhe të përshtatesh në një ekip të madh me një stil aq të qartë. Por, unë po punoj shumë, kjo falë bashkëlojtarëve. Ky gol është për tifozët”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...