Torres më në fund shënon

dardanmiftari | Saturday, April 23, 2011 | 0 Komente

Me rezultat bindës prej 3-0, Chelsea e ka mposhtur West Ham Unitedin, ndërsa më në fund Fernando Torres ka arritur të regjistrojë golin e parë me fanellën blu.
Pas një kombinimi të Didier Drogba dhe Ashley Cole, Frank Lampard zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (44’).
Mega-transferi i Chelseat, Fernando Torres, ka arritur ta thyejë tabunë duke realizuar gol në këtë ndeshje (84’), pas asistimit të Nicolas Anelkas.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Florent Malouda, i cili u asistua nga Torres në minutat shtesë (90’ +2).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ruan pozitën e dytë në tabelë dhe do t’i bëjë presion Manchester Unitedit, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...