Villa: Kemi ende për të fituar

dardanmiftari | Friday, April 22, 2011 | 0 Komente

David Villa mendon se Barcelona do të vazhdojë sukseset edhe pas disfatës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.
Los Blancos iu dhanë fund shpresave të Blaugranëve për të fituar tre tituj këtë sezon, duke i mposhtur kampionët aktual të Spanjës me rezultat minimal në ndeshjen e të mërkurës në Mestalla.
“Ne kishim shpresa për ta fituar Kupën, por tash duhet të qetësojmë veten, ta përpijmë këtë dhe të luftojmë pasi ende ka edhe një muaj të mbetur që mund të jetë shumë i bukur”.
“Tash ne jemi shumë të zemëruar, por ende ka shumë për t’u luajtur, ne duhet ta sigurojmë ligën dhe të mendojmë për Ligën e Kampionëve, ku kemi shanse të arrijmë në finale. Ka disa gjëra shumë të bukura të mbetura para nesh...”, ka thënë Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...