11-shja startuese e Manchester United
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Fergusson, tashmë ka vendosur për 11-shen startuese për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
The Sun shkruan se skocezi ka vendosur për formacionin që fitoi ndaj Schalke me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjermani.
Kjo do të thotë se Dimitar Berbatov dhe Nani, i votuar si Lojtari i Vitit nga lojtarët, që të dy do të qëndrojnë në stol. Antonio Valencia do të veprojë në krahun e djathtë pasi ka impresionuar pas rikthimit të tij nga lëndimi.
Pjesa e dytë e shkëlqyeshme e sezonit për Michael Carrick i ka siguruar atij një vend në qendër të mesfushës para Paul Scholes, Anderson ose të rikthyerit nga lëndimi Darren Fletcher.
Pavarësisht probleme të Ryan Giggs jashtë fushe, forma e tij nuk ka pësuar ndryshime dhe ai do të marrë rolin qendror në mesfushë, në të cilën është adaptuar aq mirë.
Ji-Sung Park do të veprojë në të majtë dhe Wayne Rooney dhe Javier Hernandez do të startojnë në sulm.
Category: Futboll
0 Komente