Barca dakord – 50 milionë për Cesc

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka vendosur që definitivisht të shpenzojë 50 milionë euro për të transferuar në Camp Nou kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Daily Mail shkruan se Blaugranët janë pajtuar që të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali dhe për menaxherin Wenger është teori e pamundur qëndrimi i Fabregas.
Përkundër faktit se Barcelona po ka vështirësi të mëdha financiare, duket se dëshira e Fabregasit për t’u rikthyer në vendlindje ishte obligim për t’u plotësuar nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...