Busquets luan në finale

dardanmiftari | Monday, May 16, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, pasi që ai ka dalë i pastër nga akuza për racizëm ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo.
Los Blancos publikuan një video nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve duke thënë se Busquets e kishte quajtur Marcelon “majmun” dhe e kishte mbuluar gojën që të mos shihej nga kamerat.
UEFA filloi një hetim mbi këtë rast duke ftuar edhe Marcelon të dëshmojë, mirëpo akuza është hedhur poshtë, ashtu që mesfushori spanjoll nuk do të dënohet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...