Fansat e Chelseat kërkojnë rikthimin e Mourinhos
Fansat e Chelsea po kërkojnë rikthimin e Jose Mourinhos pas shkarkimit të djeshëm të Carlo Ancelottit.
Ancelotti u largua nga klubi vetëm 10 minuta pasi Blutë i dhanë fund sezonit me një disfatë 1-0 nga Evertoni. Por mediat angleze shkruajnë se fansat e Chelseat tash kërkojnë rikthimin e portugezit në klub dhe janë dëgjuar edhe brohoritje të emrit të tij.
Insistimi i fansave mund të bëjë që Roman Abramovich të tentojë të rikthejë Jose, i cili u largua nga klubi në vitin 2007.
Aktualisht Mourinho shihet vetëm si opsion i dytë nga Blutë, pas menaxherit të Portos, Andre Villas-Boas, i cili është favoriti për t’u ulur në stoli e trajnerit në Stamford Bridge.
Category: Futboll
0 Komente