Ferguson: Është fantastike të jesh ekipi më i suksesshëm

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Sir Alex Ferguson është krenar që ekipi i tij mposhti rivalin e hidhur, Chelsean, me rezultat 2-1 dhe që tashmë po e prek titullin e 19-të rekord në kampionat.
“Ne mund të kishim shënuar gjashtë gola në pjesën e dytë, por pritëm një ndeshje të vështirë dhe patëm një ndeshje të vështirë. Ishim të shkëlqyeshëm – ne bëmë një start të shkëlqyeshëm, por Cech bëri disa ndërhyrje fantastike”.
“Kur e dhamë topin në rastin e golit të tyre, ne ishim ca të nervozuar por tifozët na ndihmuan neve. Ne vazhduam të krijojmë shanse dhe Rooney ka mundur të shënojë gjashtë herë”.
“Është fantastike të jesh ekipi më i suksesshëm në vend. Për 17 ose 19 vite kanë enë Arsenali dhe Chelsea si rivalët tonë më të afërt, dhe në disa vitet e kaluara ka qenë Chelsea. Arsenali bëri tentim të madh këtë vit, por humbja e tyre sot i ka dhënë fund kësaj. Ne e meritojmë titullin dhe shpresojmë se do ta fitojmë edhe atë pikën e mbetur”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...