Ferguson: Liverpooli do të luftojë për titull

dardanmiftari | Saturday, May 14, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pret që Liverpooli të jetë kandidat për titull në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
“Liverpooli do të galvanizohet sezonin e ardhshëm, jam i sigurtë për këtë. Kenny ka nënshkruar kontratë trevjeçare e cila është shumë e dobishme për klubin. Thjeshtë do të bëhet më interesant vitin tjetër. Po bëhet më ngushtë e më ngushtë”.
“Ne kemi biseduar për top katërshen, por ekipe si Tottenham nuk kanë arritur të sigurojnë Ligën e Kampionëve përkundër sezonit fantastik. Do të jetë shumë vështirë vitin e ardhshëm”, ka thënë Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...