Galliani i ngazëllyer me triumfin

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitimit të titullit të parë pas shtatë vitesh në Serie A.
“Të gjithë titujt janë të bukur, por ajo që ju mbetet në kujtesë është ajo që ndjeni në zemër. Është e mrekullueshme dhe mendoj se ne e merituam. Ne filluam në korrik me idenë për ta fituar titullin dhe e bëmë atë”.
“Allegri ka bërë punë të mirë dhe ka ndjekur gjurmët e trajnerëve tanë të mëdhenj nga e kaluara të cilat përfunduan në vendin e parë. Ishte shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur që titulli mbetet në Milano, por ka ndërruar anën”, deklaroi Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...