Lazio përgatit ofertë për Chamakh
Lazio raportohet se po bën gati një ofertë në vlerën e 9 milionë funteve për sulmuesin e Arsenalit, Marouane Chamakh.
Burime nga Italia thonë se Lazio e ka shndërruar Chamakh, i cili nuk ka shënuar në Ligën Premier që nga nëntori, në cak kryesor të afatit kalimtar veror.
Klubi francez Marseille dhe një klub tjetër i paemëruar anglez po ashtu janë të interesuar për të transferuar sulmuesin, por presidenti i Lazios, Claudio Lotito, tashmë është i gatshëm të bëjë ofertë në vlerën e rreth 9 milionë funteve në fund të sezonit.
Chamakh mohoi një lëvizje drejt Marseille javën e kaluar.
Category: Futboll
0 Komente