Moratti: Urime Silvio, por jemi 5 me 1

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Festa e Rossonerëve në Olimpico, e cila kaloi nën hijen e këngëve dhe parullave kundër Interit, nuk e kanë shqetësuar aq shumë presidentin e Interit, Massimo Morattin, i cili pos që ka shfaqur klasin e tij duke uruar kuq e zinjtë për triumfin, ua përkujtoi atyre se kush kanë qenë bosët në vitet e pas Calciopolit.
“Unë mund të paramendoj se si janë ndier ata pesë vitet e kaluara. Milani meritoi ta fitonte titulin, sepse kishte vazhdimësi, shmangu mos përqëndrueshmërinë dhe po ashtu u forcua shumë. Shkurt, është triumf i merituar”, theksoi Moratti.
Pronari i Pirellit vijoi më tej duke tallur homologun e tij, Silvio Berlusconin, të cilit ia përkujtoi se rezultati është 5-1 në favor të Interit për titujt e fituar në periudhën e pas Calciopolit.
“Më duket se keni harruar. Ah po, vërtet, ne jemi në epërsi me rezultat 5-1”, vijoi më tej Moratti.
Moratti nuk la pa prekur as komentet e Capellos, i cili kishte thënë se titulli i fituar nga Milani ishte i pari i vërteti pas Calciopolit, ndërsa hodhi poshtë një punësim të Guardiolas në postin e trajnerit Nerazzur.
“Capello kështu vetëm ka konfirmuar se cilat ishin formacionet para dhe pas Calciopolit. Guardiola? Në futboll gaboheni nëse mendoni shumë larg, kështu që preferoj të mendoj për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...