Nani: Të fokusohemi vetëm te Chelsea

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Anësori i Manchester United, Nani, u ka bërë thirrje bashkë-lojtarëve të tij të mos e humbin vëmendjen pas kualifikimit në finale të Ligës së kampionëve dhe të fokusohen në ndeshjen ndaj Chelseat.
United ka shansin të fitojë dy trofe këtë sezon të cilat do të varen kryesisht nga dy derbit, ai i fundjavës përballë Chelseat dhe ai i 28 majit kundër Barcelonës.
“Ndeshja më e rëndësishme tash është kundër Chelseat, jo Barcelonës. Do të jetë shumë vështirë. Por luajmë në shtëpi dhe kemi përvojë të mirë kundër tyre. E dimë se nëse duam ta fitojmë ndeshjen, duhet të luajmë me vetëbesim. Rezultati kundër tyre në Ligën e Kampionëve ishte shumë i mirë. Mendoj se kjo na jep një përparësi psikologjike”.
“Duhet vetëm të përqendrohemi në futbollin tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nëse e bëjmë këtë, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, kjo do të jetë një përparësi e madhe për ne. Do të jemi edhe më afër titullit. Kemi një shans të madh”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...