Nuri Sahin lojtari i sezonit në Bundesliga

dardanmiftari | Monday, May 23, 2011 | 0 Komente

Për performancat e tij mbresëlënëse me Borussia Dortmundin, Nuri Sahin është shpallur lojtari i vitit për sezonin 2010/2011 në Bundesliga nga revista gjermane “Kicker”.
Mesfushori 22-vjeçar, i cili në sezonin e ri do të luajë për Real Madridin, ka luajtur rol të rëndësishëm në fitimin e titullit nga Dortmundi, njëherit duke realizuar gjashtë gola dhe duke asistuar në nëntë të tjerë, në 30 paraqitjet e tij.
Në sondazhin e Kicker, Sahin kryeson me 46.1 për qind të të gjitha votave. Bashkëlojtari i tij te Borussia, Mario Gotze, është i dyti me 18.7 për qind, ndërsa i treti është Arturo Vidal i Bayer Leverkusenit me 7.4 për qind.
Yjet e Bayern Munichut, Arjen Robben dhe Mario Gomez, zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...