Pele: Ka shumë të tjerë para Messit

dardanmiftari | Wednesday, May 18, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane Pele edhe njëherë e ka vënë në pikëpyetje madhështinë e superyllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai duhet të arrijë edhe shumë për t’u krahasuar me legjendat e mëhershme.
Fituesi i dyfishtë i Topit të Artë, Leo Messi, aktualisht konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, ndërsa janë të shumtë ata që mendojnë se 23-vjeçari mund të bëhet njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave. Por kështu nuk mendon Pele.
“Njerëzve u pëlqen të bëjnë krahasime, por duket se ata i kanë harruar Cruyffin, Platinin dhe Di Stefanon, të cilët kanë qenë më të mirë se Messi”, ka thënë Pele për La Tercera.
Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve.
“Manchester Unitedi është një skuadër e fortë dhe është besnike ndaj stilit anglez të futbollit. Por nuk kam dyshim se si skuadër, Barcelona është më e mira në botë”, ka shtuar legjenda braziliane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...