Reali mund të arrijë në finale

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është i bindur se Mbretërit mund ta përmbysin epërsinë prej dy golave të Barcelonës dhe të kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve.
“Emrat e dy skuadrave që do të luajnë në finale ende nuk janë shënuar. Asnjëherë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Ne do të luajmë në Barcelonë duke ditur se finalja do të luhet më pas dhe se cilatdo nga katër skuadrat që janë ende në garë mund të jenë në të”, ka thënë Casillas.
Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe sulmuesi Gonzalo Huguan, sipas të cilit Reali do të luftojë “deri në vdekje”.
“Jemi mjaft të mirë saqë mund ta fitojmë ndeshjen, prandaj do të japim më të mirën... Fakti që Barca na mposhti në Madrid do të thotë se edhe ne mund t’i mposhtim në Barcelonë”, është shprehur argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...