Silva: Seedorf do ishte trajner i mirë
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, mendon se mesfushori veteran, Clarence Seedorf, do të mund të jetë një ditë strateg i madh në të ardhmen.
“Unë do të isha shumë i lumtur nëse Clarence Seedorf bëhet trajneri ynë edhe pse Allegri do të ishte më pak i kënaqur nëse e sheh këtë që po them”.
“T’i lëmë shakatë mënjanë – Seedorf një ditë mund të bëhet trajneri më i mirë në botë. Ai ka gjithçka që i duhet për ta bërë këtë. Ai ka karizëm dhe e njeh futbollin. Në realitet, ai tashmë është trajner në fushë”, u shpreh Silva.
Category: Futboll
0 Komente