Makineria e golave - Cristiano Ronaldo

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 37-të në La Liga.
Marcelo shënoi golin e parë për Los Blancos (17’), ndërsa Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (22’).
Në pjesën e dytë (51’), Cani shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutat shtesë, ishte sërish Ronaldo që po nga gjuajta e lirë realizoi golin e 38-të në Primera Divison këtë sezon, për të arritur rekordin e Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra për gola të shënuara gjatë një sezoni, ndërsa ky ishte goli i 51-të në të gjitha garat.
Ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Deportivo La Corunas, që po lufton të mbetet në Primera Division.
Një hap pozitiv për mbijetesë e kanë bërë Zaragoza dhe Getafe duke mposhtur Espanyolin, respektivisht Osasunan, ndërsa Herculesi edhe matematikisht është në Secunda Division, duke iu bashkuar kështu Almerias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...