Zyrtare: Nesta rinovon kontratën
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka rinovuar kontratën me kampionin e Italisë edhe për një sezon tjetër.
“A.C Milan dëshiron të bëjë të ditur se Alessandro Nesta ka nënshkruar vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2012”, shkruan në komunikatën e klubit nga San Siro.
Milani kështu ka edhe një arsye më shumë për të festuar, pasi pos fitimit të titullit të kampionit të Serie A, kuq e zinjtë ua kanë rinovuar kontratat edhe Thiago Silvas, Van Bommellit dhe portierit Flavio Roma.
Category: Futboll
0 Komente