Ballack refuzon ndeshjen lamtumirëse

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Ylli gjerman, Michael Ballack, ka refuzuar që të marrë pjesë në ndeshjen lamtumirëse kundër Brazilit, duke e quajtur këtë propozim një ‘farsë’.
Përzgjedhësi i Gjermanisë e bëri të ditur vendimin e tij për të mos e ftuar më Ballackun në kombëtare, duke e lënë mesfushorin me shije të hidhur.

“Shndërrimi i një ndeshje miqësore, që është planifikuar që një kohë aq të gjatë, në një ndeshje lamtumirëse për mua, për mendimin tim, është një farsë. Unë e di se u kam borxh tifozëve të mi që të marr pjesë në këtë ndeshje, por unë nuk mund ta pranoj këtë ofertë”, ka thënë Ballack.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...