Dështon Shqipëria

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje prej 2-0 si mysafiri i Bosnje e Hercegovinës, për të zbehur ëndrrën për t’i parë kuqezinjtë në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.
Në fraksionin e parë të lojës, kuqezinjtë arritën që në mënyrë të denjë të neutralizonin ofensivën e vendasve dhe të zhvillonin një lojë të sigurt në mbrojtje.
Edhe pse zhvillonin lojë defensive, mysafirët ishin të rrezikshëm nga kundërsulmet. Nga rastet e futbollistëve shqiptarë, përmendim atë të Hamdi Salihit dhe goditjen e Ervin Skelës që e ndali portieri boshnjak. Sido që të jetë, gjysma e parë u mbyll pa gola.
Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë duke shkaktuar presion të vazhdueshëm kundrejt mbrojtjes shqiptare, e cila me mund arrinte të shmangte golin.
Mirëpo, pas sulmeve të vazhdueshme të vendasve dhe pas vendosjes jo të mirë të mbrojtjes kuqezi, Haris Medunjanin shënoi për epërsinë e Bosnje e Hercegovinës (67’).
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, shpresat e mysafirëve për barazim u shuan, pasi Andi Lila u përjashtua me karton të kuq.
Ndërkaq, Bosnje e Hercegovina arriti të shënojë edhe një gol përmes Maletic (90’), dhe me tre pikët e reja pozicionohet në vendin e tretë me dhjetë pikë.
Kjo humbje zhvendos Shqipërinë në pozitën e pestë dhe e lë në kuotën e tetë pikëve, katër më pak se vendi i dytë, të cilin e mban Bjellorusia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...