Eto’o porosit Interin të transferojë Drogban

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Milani dhe Interi janë të gatshëm të testojnë rezistencën e Chelseat për të mbajtur Didier Drogba.
33-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Blutë dhe është duke menduar të ardhmen në Stamford Bridge.

Corriere dello Sport shkruan se Milani e sheh Drogban si një partner ideal për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë ata tash kanë edhe konkurrencën e rivalit lokal, Interit.

Samuel Eto'o raportohet se ka bërë kërkesë personale te presidenti Massimo Moratti për të nënshkruar me sulmuesin e Bregut të Fildishtë.

Në favor të të dyja klubeve është dashuria e Drogba për qytetin. Sulmuesi është vizitor i rregullt i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...