Euro U21: Zvicra - Spanja

dardanmiftari | Friday, June 24, 2011 | 0 Komente

Kampionatit evropian U21 në Danimarkë ngadalë po i vjen fundi me dy fituesit e të dy grupeve pjesëmarrëse, Zvicra dhe Spanja, të cilat do të ndeshen në finalen e nesërme.

Formacionet e mundshme:

Zvicra (4-4-2): Sommer; Koch, Rossini, Klose, Berardi; Lustenberger, Frei, Shaqiri, Xhaki; Emeghara, Mehmedi

Lajme te kombëtarja zvicerane:


Mbrojtësi Francois Affolter ka pësuar tërheqje muskulore gjatë stërvitjeve ditë më parë dhe nuk do të jetë pjesë e finales. Megjithatë në formacion rikthehet Granit Xhaka i cili mungoi në gjysmëfinalen përballë Çekisë për shkak të suspendimit.


Spanja (4-3-3): De Gea; Montoya, Botia, Dominguez, Didac; Javi Martinez, Ander Herrera, Thiago; Mata, Adrian, Jeffren


Lajme te kombëtarja spanjolle:


Jeffren mund të qeraset me vend në formacionin startues nga trajneri Luis Milla pas golit rrëqethës kundër Bjellorusisë në gjysmëfinale. Në formacion pritet të përfshihet edhe i riu i Athletic Bilbao, Iker Muniain. Adrian Lopez po ashtu ka qenë në një formë të shkëlqyeshme gjatë turneut duke shënuar pesë gola dhe do të udhëheqë sulmin.


Fakte të shpejta:



  • Zvicra po merr pjesë për të pestën herë në Euro U21 dhe kurrë më herët nuk ka arritur në finale;
  • Admir Mehmedi shënoi golin e tij të tretë në turne në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Republikës Çeke për të ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në finale;
  • Anësori tjetër kosovar Xherdan Shaqiri ka pasur 12 goditje në drejtim të golit, më shumë se dyfishi i sasisë së cilitdo lojtar tjetër;
  • Shaqiri megjithatë është lojtari më i fauluar i turneut së bashku me lojtarin e Spanjës, Javi Martinez;
  • Spanja do të kërkojë titullin e tretë në këtë garë pasi ata e kishin fituar Euro U21 edhe në vitin 1986 dhe 1998;
  • Adrian Lopez është golashënuesi më i mirë deri tash në këtë garë me pesë gola të shënuar në katër ndeshje. Ai do të transferohet te Atletico Madrid nga Deportivo në muajin e ardhshëm;
  • Juan Mata është asistuesi më i mirë i turneut me dy asistime;
  • Diego Capel, Javi Martinez dhe Bojan Krkic janë tre lojtarët spanjoll që kanë pasur më së shumti paraqitje me ekipin U21, me 24, respektivisht 23 dhe 21 paraqitje;
  • Të dyja vendet e përfshira në këtë finale e kanë siguruar pjesëmarrjen në lojërat Olimpike 2012 në Londër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...