Fabregas: Jam burrë, mbaj fjalën

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ripërsëritur dëshirën për të kaluar te Barcelona, por ka thënë se tema të cilën ai e ka shtjelluar me Arsene Wengerin vitin e kaluar për të ardhmen e tij nuk do të zbulohet kurrë për mediat.
“Unë nuk kam folur tani me bosin për të ardhmen. Unë e kam bërë vitin e kaluar. Dhe nuk është asgjë e re, sepse të gjithë e dinë këtë dhe shumë gjëra tjera për të cilat është shkruar. Se për çfarë kemi folur vitin e kaluar, do të mbetet mes nesh. Unë kurrë nuk do të them asgjë, e kam thënë vitin e kaluar, se ne kemi biseduar për këtë privatisht dhe unë gjithmonë do ta respektoj këtë. Unë e konsideroj veten burrë dhe do ta mbaj fjalën”.
“Ne të dy kemi biseduar për diçka, që do të mbetet mes nesh dhe nuk do të bëhet publike. Në fund të ditës, çfarë do të ndodh, do të ndodh dhe kjo është e tëra. Nuk mund të them asgjë sepse s’kam asgjë për të thënë”, u shpreh Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...