Higuain fton Agueron te Reali
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka mbështetur transferimin e yllit të Atletico Madrid, Sergio Aguero, në Santiago Bernabeu.
Higuain është i bindur se do të ruajë vendin e tij edhe nëse bashkëkombësi i tij arrin në ekip.
“Do të duhej të ishit të verbër për të mos e dashur El Kun. Nëse ai më kërkon mua këshillë, do t’i thosha eja këtu menjëherë. Është një jetë e shkëlqyeshme këtu”, ka thënë Higuain.
Category: Futboll
0 Komente