Lahm pret ngritje të Bayernit

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Philipp Lahm, pret që skuadra e tij të reagojë në sezonin e ardhshëm, pas performancës së dobët në sezonin që lamë pas.
Klubi më i madh gjerman në sezonin 2010/2011 zuri vendin e tretë në Bundesliga, dhjetë pikë prapa kampionit Borussia Dortmund, megjithatë arriti ta sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, pas transferimeve të Rafinhas dhe Manuel Neuerit, dhe ndoshta Jerome Boatengut, Lahm pret suksese.

“Ne duam ta dominojmë Ligën që nga fillimi. Kam një ndjenjë të mirë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Lahm për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...