Leonardo drejtor sportiv i PSG?

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Leonardo raportohet se është shumë afër largimit nga Interi, pasi sportivja franceze L'Equipe është e bindur se braziliani do të caktohet si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain në 48 orët e ardhshme.
Gjatë të martës u raportua se presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë i është drejtuar ish-menaxherit të Kilit, Marcelo Bielsa, për të marrë nën drejtim ekipin për sezonin 2011-12, derisa ish-taktiku i Milani raportohet se është takuar me përfaqësues të PSG në Katar për të diskutuar të ardhmen e tij.

Moratti ka qenë i shpejtë për të mohuar spekulimet edhe për Bielsa edhe për Leonardo, por L'Equipe shkruan me bindje se braziliani është në rrugë për në kryeqytetin francez dhe se marrëveshja do të mund të nënshkruhet së shpejti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...