Milani të përdorë Raiolan për Hamsik

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Milani vazhdon të interesohet për mesfushorin kreativ të Napolit, Marek Hamsik, përderisa Rossonerët janë duke tentuar ta joshin sllovakun drejt një transferimi në San Siro.
QSVS beson se kampionët e Italisë duan të shfrytëzojnë agjentin e njohur Mino Raiola për të bindur agjentin e Hamsik, Juraj Venglos dhe klubin napolitan për të proceduar drejt një transferimi.

Raiola i cili është vet nga Napoli, ka lidhje të shumta në qytet dhe në klub, ndërsa në të kaluarën i ka ndihmuar Adriano Gallianit në transferime, siç ishte ai i Zlatan Ibrahimovic nga Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...